Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka përgënjeshtruar informacionet e mediave se është takuar në Tiranë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Colin Powell.
Thaçi, gjatë një konference shtypi, të mbajtur në Prishtinë, ka sqaruar se ditën e vizitës së Powell ishte në Tiranë për vizitë private, që nuk kishte për synim takimin me kryediplomatin amerikan.
Ndërkaq kryetari i PDK-së e vlerësoi vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë si historike për Shqipërinë dhe rajonin.
XS
SM
MD
LG