Ndërlidhjet

BAGDAD


Ndonëse Iraku nuk po vuan nga ndonjë krizë e madhe humanitare, forcat e koalicionit duhet të bëjnë më shumë për vendosjen e sigurisë në ate vend, ka thënë drejtuesi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Jakob Kellenberger.
''Nuk gjendemi në një krizë të madhe humanitare, por nuk mund të përjashtohet se ajo mund të vijë në rrethana të caktuara, mirpo prirotitet i qartë është përmirësimi i sigurisë'', ka thënë Kellenberger në Bagdad.
Në Bagdad arriti edhe zyrtari më i lartë i Bashkimit Evropian për ndihmat humanitare, Poul Nielson dhe propozoi që Kombet e Bashkuara të jenë ''gurthemel'' i koordinimit të përpjekjeve për ndihmë në Irak.
Ndërkohë nga Brukseli u nis për në Irak aeroplani i parë me ndihma humanitare të Bashkimit Evropian për irakianët.
XS
SM
MD
LG