Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat evropian të Shëndetësisë sot mbajnë një mbledhje emergjente në Bruksel që të diskutojnë mënyrat se si të pengohet përhapja e virusit të SARS-it në Evropë.
Nga Sindromi akut i rëndë i frymëmarrjes kanë vdekur mbi 400 njerës në Azi dhe në Kanada, por edhe Evropa është prekur nga virusi.
Ka patur 33 raste të SARS-it me gjasë në tetë vende-Francë, Britani, Gjermani, Itali, Irlandë, Suedi, Poloni dhe Spanjë, por askush nuk ka vdekur prej saj.
Ministri italian i shëndetësisë dëshironë të egzaminohen të gjithë udhëtarët që arrijnë në aeroportet evropiane nga Kina, ku virusi vazhdon të përhapet.
XS
SM
MD
LG