Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush njoftoi se ka caktuar kryeadministrator civil të Irakut Paul Bremerin, ish ambasador dhe shef i Zyrës për kundërterrorizëm pran Stejtdepartmentit.
Bush tha se Bremer do të udhëheqë ekipin kalimtar i ngarkuar të përshpejtojë Irakun drejtë demokracisë.
''Ai është njeri me përvojë të madhe, person që e di se si duhet të kryehet kjo, person që ndan të njejtat vlera sikurse shumica e amerikanëve dhe është dëshirë e jona e thellë që në Irak të kemi një vend me rregull i lirë dhe në paqë, ku qytatari i rëndomtë ka shansa që të realizojë ëndërrat e veta'', ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Në ekipin e Bremerit do të jetë edhe gjenerali amerikan në pension, Jay Garner, aktualisht administrator i lartë civil amerikan në Irak.
XS
SM
MD
LG