Ndërlidhjet

HONG KONG


Sistemi shëndetësorë i Kinës nuk do të jetë në gjendje që t'i bëjë ballë, nëse SARS-i përhapet në rajonet rurale të vendit, ka thënë kryeministri i Kinës, Wen Jiabao dhe ka kërkuar të merren masa urgjente në ato rajone.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se dërgon një ekip katër-anëtarësh në provincën Hebei, pranë Pekinit, pas rritjes së mprehtë të rasteve të SARS-it në ate provincë, kurse zyrtarë të sajë thonë se Kina mbanë çelësat për kontrollimin e përhapjes së virusit të SARS-it në Botë.
Friga nga SARS-i, prej së cilës kanë vdekur në rrafshin global së paku 497 njerës, po prekë aktivitete anembanë globit.
Zyrtarët më të lartë rusë të shëndetësisë kanë rekomanduar restriksione përgjatë kufirit me Kinën.
Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar zyrtarët nëpër aeroporte të përdorin forcën për ndalimin e udhëtarëve të cilët duken se kanë simptome të ndërlidhura me SARS-in.
XS
SM
MD
LG