Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara planifikojnë që t'i paraqesin së shpejti një rezolutë Këshillit të Sigurimit për heqien e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare kundër Irakut, tha presidenti amerikan George Bush.
''Regjimi kundër të cilit ishin drejtuar sanksionet nuk e qeverisë më Irakun dhe asnjë vend me ndërgjegje të pastër nuk mundet të mbështesë shfrytëzimin e sanksioneve për të zbrapsur shpresat e popullit irakian'', ka thënë George Bush.
Shtetet e Bashkuara thanë se i suspendojnë sanksionet e veta ekonomike ndaj Irakut, kurse sekretari amerikan i shtetit , Colin Powell paralajmëroi se rezoluta që do t'i paraqitet Këshillit të Sigurimit gjatë kësaj jave kërkon suspendimin e të gjitha rezolutave të Kombeve të Bashkuara ndaj Irakut.
XS
SM
MD
LG