Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shteit, Colin Powell dhe shefi i politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian, Javier Solana u angazhuan mbrëmë për tejkalimin e fërkimeve lidhur me luftën në Irak duke thënë se vlerat demokratike dhe lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës nuk mund të zbehen nga diferenca të rastit.
''Nëse shumë aleatë dhe miqë tanë në Evropë morën pjesë në çlirimin e Irakut, kurse miqë dhe aleatë të tjerë nuk mbështetën përpjekjet tona, e gjithë kjo tash është e kaluar. Tani të gjithë duhet të bëhemi tok sërish për të ndihmuar popullin irakian të zë vendin e tij në botë si vend i lirë, stabil dhe i vetë-administruar'', ka thënë Powell, duke folur mbrëmë bashkë me Solanën në Shoqatën për Politikë të Jashtëme në Nju Jork.
Solana ka thënë se Bashkimi Evropian ''nuk mund t'i lejojë vetes injorimin e partnerëve të tij, se zërat e ndryshëm duhet dëgjuar e respektuar, por nuk duhet ndëshkuar''.
XS
SM
MD
LG