Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Shtetet e Bashkuara planifikojnë të paraqesin nesër në Këshillin e Sigurimit një propoziom që kërkon heqjen e të gjitha sanksioneve jo-ushtarake kundër Irakut deri në 3 qershor.
Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Negroponte tha se rezoluta parasheh ''rol konstruktiv'', siç e quajti për një koordinator special të Kombeve të Bashkuara.
Por ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk shohin rol për mbikëqyrësit e armatimit të Kombeve të Bashkuara në Irak dhe se do të vazhdojnë me inspektimet e veta intenzive.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara hoqën sanksionet e veta ekonomike kundër Irakut, kurse forcat e koalicionit njoftuan se kanë liruar më se 7000 të burgosur lufte irakianë, por nja 2000 të tjerë mbahen në arrest në një objekt në portin irakian, Umm Qasr.
XS
SM
MD
LG