Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka deklaruar se është shumë optimist lidhur me shansat për paqë midis Izraelit dhe palestinezëve duke lavdëruar kryeministrin palestinez, Mahmoud Abbas i cili ka premtuar të frenojë militantët.
''Po,apsolutisht ne do të bëjmë progres në procesin paqësor në Lindje të Mesme. Dhe arësyeja pse do të bëjmë progres është ajo se Autoriteti palestinez tani ka kryeministrin i cili ka dënuar dhuën, dhe ka thënë se dëshironm të punojë me ne për t'a bërë rajonin më të sigurtë. Ai e kuptonë ate që ne e dijmë, se procesi paqësor do të nisë nëse do të ketë dhe kur do të ketë përpjekje konkrete për luftimin e dhunës'', ka thënë Bush.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell së shpejti do të vizitojë rajonin dhe do të takohet me liderët izraelitë si edhe me ata palestinezë.
XS
SM
MD
LG