Ndërlidhjet

BUSEK:"KOSOVA NUK DO TË JETË VRIME E ZEZË E RAJONIT"


Erhard BUSEK, kordinator i Paktit të Stabilitetit


Evropa e Lirë
Ndërsa lufta në Kosovë po shkonte drejt fundit, bashkësia ndërkombëtare vendosi krijimin e Paktit të Stabilitetit, me qëllim arritjen e qëndrueshmërisë në gjithë rajonin. Cili është statusi i Kosovës në Paktin e Stabilitetit?

Erhard Busek
Mendoj se UNMIK-u në emër të Kosovës po merr pjesë në çdo takim të mundshëm, në takimet rajonale, apo takimet mbi çështjet e ndryshme konkrete. Dhe kjo pasi kemi mundur të menaxhojmë që UNMIK-u në emër të Kosovës të na bashkangjitet në takimet tona. Ne po shohim mundësinë që të përfshijmë Kosovën në marrëveshjet e tregtisë së lirë, sepse këshilltarët ligjorë të Kombeve të Bashkuara na kanë thënë se është e mundur një gjë e tillë përmes UNIMK-ut. Gjithashtu Kosova po na bashkangjitet në projektet për luftën kundër krimit të organizuar dhe aktivitete të tjera. Nga pikëpamja teknike ne po përpiqemi të integrojmë Kosovën pasi nuk duhet që Kosova të jetë një vrimë e zezë në hartën e rajonit.

Evropa e Lirë
Cili është ndikimi i statusit të pazgjidhur të Kosovës në përfshirjen tuaj atje?

Erhard Busek
Mendoj se nuk është detyrë e Paktit të Stabilitetit të qartësojë këtë cështje. Mendoj se është një problem i përgjithshëm, pasi statusi i Kosovës edhe për Serbinë dhe Malin e Zi po bllokon gjithçka.
Dhe mendoj se derisa statusi nuk është i zgjidhur një numëer gjërash nuk mund të zhvillohen. Por mendoj dhe po e përsëris sërish se kjo nuk është një çështje që është detyrë e Paktit të Stabilitetit.

Evropa e Lirë
Sapo keni zhvilluar një vizitë në Kosovë. A ju kanë paraqitur institutcionet e Kosovës dhe UNMIK-u projekte konkrete që të mbështetetn nga Pakti?

Erhard Busek
Mendoj se ata kanë shënuar shumë përmirësime në këtë drejtim. Kemi marrë një kërkesë lidhur me ndihmën që duhet të japim në rritjen e aftësive për hartim dhe zhvillim projektesh, pasi administrata e tashme nuk ka përvojë në një fushë të tillë.
Kështu po japim ndihmesën tonë që ata të ecin përpara.

Evropa e Lirë
Pakti i Stabilitetit është i gatshëm të financojë ndërtimin e përçuesit të energjisë elektrike mes Prishtinës dhe Tiranës. Kur do fillojë ky projekt, çfarë kosotje ka dhe kur do të mund të jetë në funksion?

Erhard Busek
Mendoj se problemi qëndron në faktin se Komisioni Evropian vendosi të kërkojë nga Banka Evropiane për Investime që të mund të merren kredi, pasi kjo ka qenë e vështirë deri tani për shkak të çështjes se sigurisë dhe garancive.
Nëse ky vendim është vënë në rrugën e duhur atëherë mendoj se është e mundur të ndërtojmë këtë përçues 300 kilovatësh.
Ideja është të lidhim Kosovën me Shqipërinë, pasi nga ana e Shqipërisë kemi burime energjitike ujore, ndërsa nga ana e Kosovës burimet energjitike janë përmes qymyrit.
Kjo do të thotë se ato kanë sezone të ndryshme kur e arrojnë pikun e prodhimit të energjisë elektrike. Mendoj se nëse ka për shembull mungesë energjie elektrike në anën ku përdoret fuqia e ujit për prodhimin e saj atëherë futet në lojë prodhuesi i energjisë elektrike përmes qymyrit dhe anasjelltas.

Evropa e Lirë
Sa projekte keni për momentin në Kosovë dhe cila është vlera e përgjithshme financiare e tyre?

Erhard Busek
Në Kosovë nuk kemi asnjë projekt, pasi atje nuk kemi pasur atë fazë që quhet zhvillim projektesh. Mendoj se projekti për të cilin po shohim mundësinë e zbatimit dhe që ndoshta mund të jemi në gjendje ta vëmë në jetë është ai i korridorit 10 që shkon nga Nishi në Prishtinë dhe lidhjen Prishtinë- Shkup. Përfshirja e drejtpërdrejtë në realizimin e këtij projekti nuk ka ekzistuar më parë.
Intervistoi: Iliriana Bajo
XS
SM
MD
LG