Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është ftuar të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Forumit Ekonomik Botëror për Evropën Juglindore, i cili mbahet në kryeqytetin grek më 23 dhe 24 maj.
Takimi do drejtohet nga George Soros, drejtues i Fondacionit Soros dhe nga Guvernatori i Bankës Kombëtare të Greqisë.
Forumi mbledh investitorë ndërkombëtarë, udhëheqës të bizneseve rajonale si dhe kryetarë shtetesh dhe qeverish.
Përfundimet e kësaj konference do jenë pjesë e takimit ndërqeveritar për procesin e integrimit të Ballkanit në BE.
XS
SM
MD
LG