Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush mbrëmë ka shpallur planet për një pakt të tregëtisë së lirë midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Lindjes së Afërt, me qëllim të promovimit të lirisë dhe prosperitetit në mbarë rajonin. Ai ka thënë se standardet më të larta të jetesës së njerëzve të vendeve arabe do të prandalonin ekstremizmin e dhunën.
''Bruto prodhimi i kombinuar i të gjitha vendeve arabe është më i vogël se i Spanjës. Njerëzit e tyre kanë më pak prani në Internet se sa të Afrikës së nën-Saharasë. Bota arbe ka traditë të madhe kulturore por mbetet prapa progresit ekonomik të kohës sonë'', ka thënë presidenti amerikan.
George Bush ka thënë se zona e tregëtisë së lirë mund të themelohej brenda 10 viteve.
XS
SM
MD
LG