Ndërlidhjet

TEL AVIV


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell arriti në Lindjen e Mesme që të çojë përpara planin e ri për arritjen e paqës midis izraelitëve dhe palestinezëve që parasheh edhe formimin e shtetit palestinez në Bregun Perëndimorë dhe në Brezin e Gazës brenda tre vitesh.
Pas bisedimeve me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon, sekertari amerikan i shtetit do të shkojë edhe në Ramallah që të takojë kryeministrin palestinez, Mahmoud Abbas.
''Ne shpresojmë se zoti Powell do të na sjellë një përgjigje nga Izraeli që të mund të fillonin sendërtimin e menjëhershëm dhe pa vonesë të planit për arritjen e paqës'', ka thënë kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat.
Liderët palestinezë janë dakord me planin, kurse Izraeli ka shtruar kushte.
XS
SM
MD
LG