Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia sot u konsultua me Kinën dhe Francën lidhur me projekt-rezolutën e Shteteve të Bashkuara që iu paraqit dje Këshillit të Sigurimit, e cila do të hiqte sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Irakut.
Pas bisedimeve me ambasadorin e Kinës në Moskë, zëvendës ministri i Jashtëm rus, Yuri Fdetov tha se ''dy vendet duan të luajnë rol konstruktiv'' në diskutimet lidhur me rezolutën e Shteteve të Bashkuara.
Fedetov tha se Këshilli i Sigurimit do të fillojë diskutimet ditën e hënë lidhur me rezolutën e cila, si'ç tha ai ''nuk është mjaftë e qartë'' dhe do të kërkojë ''punë dhe sqarime serioze''.
XS
SM
MD
LG