Ndërlidhjet

logo-print

NJU DELHI


Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Richard Armitage gjatë bisedimeve në Nju Delhi ka përsëritur ''optimizmin'' e tij ''të matur'' lidhur me një përmirësim në raportet midis Indisë dhe Pakistanit, që e kishte thënë edhe gjatë bisedimeve në Islamabad.
Ai tha sot se Shtetet e Bashkuara do të dëshironin të shohin ''dy vendet e mëdha, Indinë dhe Pakistanin, të jetojnë pranë e pranë'' dhe theksoi se dhuna midis dy vendeve lidhur me Kashmirin duhet të marrë fund.
Zyrtarët e Nju Delhit thanë para dite se forcat e Indisë dhe të Pakistanit kanë shkëmbyer zjarr artilerik në territorin e tendosur të Kashmirit.
XS
SM
MD
LG