Ndërlidhjet

PEKIN


Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se informatat që i kanë dhënë zyrtarët e Kinës për epideminë e SARS-it në ate vend nuk janë të kompletuara si duhet.
Zyrtarët e Pekinit thanë se ata besojnë se kriza e SARS-it në kryeqytet po pashitet, por zëdhënësja e OBSH-së tha se të dhënat për afro gjysmën e rasteve në Pekin kanë shprazëti serioze.
Duhet të dihet se ku kanë jetuar të infektuarit nga virusi i SARS-it, nga kanë ecur dhe kënd kanë kontaktuar, ka thënë zëdhënësja e OBSH-së.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Kina mbetet çelësi për kontrollimin e kësaj sëmundje.
XS
SM
MD
LG