Ndërlidhjet

Mark Leithy: Ardhmëria e Ballkanit është drejtpërdrejt e lidhur me problemin e kufijve


Intervistë me Mark Leithy, Këshilltar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

EUROPA E LIRË
NATO-ja është iniciatore e Konferencës së Ohrit për sigurinë ndërkufitare. Sa është e rëndësishme kjo çështje për Ballkanin?

LEITHY: “Çështja e sigurisë ndërkufitare është themelore për
ardhmerinë e të gjithë vendeve të Ballkanit dhe për tërë Europën. Nëse keni kufij të mbyllur për aktivitete ilegale, po në të njëjtën kohë të hapur për tregëti pa vonesë dhe pa korrupsion, atëhere në
mënyrë simultane i bëni një goditje kriminalitetit të organizuar, kurse në të njëjtën kohë hapen mundësitë e kontakteve ekonomike. Ballkani ka dy probleme kryesore: varfëria, e cila është rezultat i papunësisë dhe i ekonomisë së dobët. E dyta është kriminaliteti.
Pjesa më e madhe prej këtij kriminaliteti lidhet me kufijtë, prandaj edhe mund të thuhet se ardhmëria e Ballkanit është në lidhje te drejtpërdrejtë me sigurinë e kufijve. Pikërisht për këtë, kjo është një çështje themelore, jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Europën, sepse ne kemi probleme me trafikun e drogës, të armëve, probleme me tregëtine me njerëz, kemi probleme me terrorizmin dhe me mafijen. Të gjithë ata njerëz në ndonjë mënyrë janë në lidhje me Ballkanin dhe e shfrytezojnë për t'i fshehur për aktivitetet e tyre ilegale.

EUROPA E LIRË
Ne konferencën do të marrin pjesë përfaqesuesit më të lartë të qeverive të Maqedonisë, Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjës, Sërbise e Malit të Zi, si dhe kryeadministratori i Kosovës. Cila do të jetë tema kryesore e bisedimeve?

LEITHY
Kjo konferencë është shumë ambicioze. Puna më e madhe që planifikohet të arrihet përmes kësaj është që vendet e rajonit të zhvillojnë strategji për bashkëpunim për menaxhimin e këtyre problemeve. Kjo do të thotë, se në vend të të huajve që i kryejne punët e duhura, siç jane KFOR-i apo SFOR-i, shtetet e rajonit të fillojne vet ta bejne kete.

EUROPA E LIRË
A pritni problemet ndërkufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë të jenë një nga temat kryesore të bisedimeve?

LEITHY
Jo vetëm që e pres këtë, por jam i sigurtë se ashtu do te jetë, sepse Maqedonia dhe Shqiperia tashmë kanë vendosur kontakte ndërqeveritare për këto çështje. Ky është një ilustrim i asaj që unë e quaj 'fryma e Ohrit'. Konferenca e sigurisë e kufijve s’është vetëm shkuarja në Ohër dhe dhënia e deklaratave. Mendoj se problemet e këtilla specifike nuk do të formoheshin në atë mënyrë pa përforcimin e kontakteve mes qeverive dhe pa pajtimin e mënyrave se si duhet të zgjidhen këto çështje. Mendoj se ardhmëria duhet të lidhet pikërisht me këte frymë te Ohrit te bashkepunimit.

EUROPA E LIRË
A mendoni se duhet miratuar deklaratë të përbashkët për strategjinë kombëtare të kontrollit të integruar te kufijve?

LAITHY
Po, ne presim që të miratohet një deklaratë e përbashket, e cila do t’i përmbajë parimet e bashkëpunimit. Tanimë shohim shenja të mira. Shtetet si Maqedonia, sigurine kufitare tani e marrin
me një seriozitet më të madh se më parë. Këtyre shteteve tani u duhet ndihmë dhe duhet të fillojnë të bisedojnë dhe bashkëpunojnë me qinjët e tyre.
Pikërisht për këtë më vjen mirë për organizimin e kësaj konference, dhe jam optimist se shumë gjëra të mira do të dalin prej këtij takimi.



Intervistoi Ivan Bllazhevski
XS
SM
MD
LG