Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Kryeministri i Kinës ka tërhequr vëmendjen se problemi me SARS-in në vendin e tij mbetet i zymtë dhe se sëmundja mund të përhapet më tej, veçanërisht në brendinë e vendit.
Kryeministri Wen Jiabao i ka bërë këto komente në provincën veriore të Kinës, Shanxi një nga rajonet e goditura më ashpër nga sëmundja.
Pekini tash po raporton rënie të numrit të rasteve të reja të SARS-it, por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është shumë herët të thuhet nëse epidemia është pashitur në kryeqytetin e Kinës.
Vetëm sotë Kina, Hong Kongu dhe Singapori raportuan bashkërishtë 9 vdekje të reja nga SARS-i dhe mbi 70 raste të reja infektimi.
XS
SM
MD
LG