Ndërlidhjet

logo-print

HONG KONG


Hulumtuesit pran Univerzitetit të Hong Kongut thonë se kanë zhvilluar trajtim të ri potencial të Sindromit akut të rëndë të frymëmarrjes, SARS-it.
Mjeku David Ho, ekspert për trajtimin e HIV dhe SIDA-s ka thënë se një i ashtuquajtur ''inhibitorë'' sintetik, që përdoret për trajtimin e HIV-it është shfrytëzuar në mostrën e virusit të SARS-it me rezultat që premton.
Ai ka thënë se inhibitori ka qenë i suksesëshëm në parandalimin e qelizave për t'u infektuar nga virusi i SARS-it.
Mirpo mjeku David Ho ka thënë se është akoma herët të thuhet nëse trajtimi mund t'u jepet njerëzve që kanë SARS-in.
Ai tha se hulumtimet janë në fazën preliminare dhe se duhet bërë akoma testime me shtazë.
XS
SM
MD
LG