Ndërlidhjet

XHERIKO/BREGU PERËNDIMOR


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell pati bisedime të veçanta me kryeministri izraelit, Ariel Sharon dhe kryeministrin palestinez, Mahmmoud Abbas për zbatimin e planit për paqë në Lindjen e Mesme, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Powell ka thënë se është pjekur koha për zbatimin e planit dhe ka kërkuar nga Izraeli ''t'u lehtësojë palestinezëve jetën e përditëshme dhe t'i trajtojë me dinjitet'' , kurse nga palestinezët të ''eliminojnë infrastrukturën terroriste''.
Duke folur në Xheriko të Bregut Perëndimor, Powell ka thënë:
''Shtetet e Bashkuara do të luajnë gjithashtu pjesën e tyre dhe kamë kënaqësinë të kumtojë se ne do të kontribuojmë me 50 milionë dollarë për ndërtimin e rrugëve, hapjen e vendeve të punës dhe për të çuar tutje procesin e filluar të reformave'', ka thënë sekeretari amerikan i shtetit.
Kryeministri Palestinez ka thënë se rasti që jep plani i paqës ''nuk duhet humbur''.
XS
SM
MD
LG