Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Një automjet bombë ka shpërthyer pranë një kompleksi objektesh qeveritarë në veri të Çeçenisë duke lënë të vdekur së paku 30 njerës, përfshirë edhe trupa federale dhe 60 të plagosur.
Shpërthimi ka dëmtuar pjesë të një objekti administrativ dhe shtabin e Shërbimit Federal të Sigurisë në qytetin Znamenskoye të Çeçenisë.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se nuk do të lejojë që shpërthimi të zbehë përpjekjet e Kremlinit për të sjellë paqë në provincën kryengritëse.''Të gjitha aksionet e këtij lloji kanë për qëllim të ndalin procesin për zgjidhje politike të situatës në Çeçeni. Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë'', ka thënë Putin në takimin me zyrtarët më të lartë qeveritarë.
XS
SM
MD
LG