Ndërlidhjet

KAJRO


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell u takua sot me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak për të diskutuar planin për arritjen e paqës në Lindje të Mesme, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
''Ne duhet të shfrytëzojmë çastin e volitshëm që kemi në rajon me përfundimin e regjimit të Saddam Hussein si dhe me zotimet e reja e të vendosura të presidentit të Shteteve të Bashkuara për të çuar tutje procesin e paqës në rajon'', ka deklaruar Colin Powell.
Presidenti i Egjiptit u takua më parë me shefin e politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian, Javier Solana, i cili ka thënë se plani për paqë në Lindjen e Mesme ofron një mundësi të re për të punuar në drejtim të paqës, por duhet të vihet në veprim sa më shpejtë që mundet.
XS
SM
MD
LG