Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Komandanti i forcvave të NATO-s për Evropën Jugore, admirali Gregori Xhonson, pas bisedimeve që kishte në Prishtinë me shefin e UNMIK-ut, Michel Steiner dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Fabio Mini, ka shfaqur kënaqësinë për përparimet e arrituar në Kosovë.
''Mendoj se po arrijmë përparime në Kosovë dhe nuk e dij se kur do të largohen forcat e NATO-s nga Kosova, por mendoj se po arrijmë përparime'', ka theksuar admirali Xhonson para gazetarëve.
Admirali Xhonston ka qëndruar në Kosovë në kuadrin e vizitave të rregullta forcave paqëruajtëse ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO.
XS
SM
MD
LG