Ndërlidhjet

MOSKË


Së paku 41 persona janë vrarë dhe afro 200 janë plagosur kur një kamion- bombë ka shpërthyer pranë një kompleksi objktesh qeveritare në qytetin Znamenskoye të Çeçenisë, ku ndodheshte edhe shtabi i Shërbimit Federal të Sigurisë.
Drejtuesi i administratës promoskoite në Çeçeni, Akhmad Kadyrov, akuzoi presidentin kryengritës, Aslan Maskhadov të qëndrojë pas sulmit, por zëdhënësi i Maskhadovit e ka mohuar përgjegjësinë.
Presidenti rus, Vladimir Putin tha se sulmi nuk do të ndikojë për të gjetur ''zgjidhje politike'', siç e quajti, në republikën separatiste.
Ndërkohë në Moskë, nga zjarri që kishte shpërthyer në një ndërtesë banimi kanë humbur jetën së paku 10 njerës.
XS
SM
MD
LG