Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, pak para takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, ka kërkuar nga Rusia të bashkëpunojë në luftën kundër terrorizmit.
Powell, i cili po viziton Moskën, ka theksuar se sulmet e fundit në Riad dhe në Ceceni dëshmojnë se qeveritë duhet të punojnë së bashku për të mundur terrorizmin ndërkombëtar.
Uashingtoni po kërkon mbështetjen e Moskës për projekt-rezolutën e paraqitur në Këshillin e Sigurimit lidhur me heqjen e sanksioneve ndaj Irakut dhe drejtimin e vendit.
Gjatë vizitës në Moskë, Powell u takua dhe me ministrin e jashtëm të Indisë, ku bisedimet u përqëndruan në përmirësimin e mardhënieve Islamabad – Nju Delhi.
XS
SM
MD
LG