Ndërlidhjet

RIAD


Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar diplomatët jo aqë të domosdoshëm amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre që të largohen nga Arabia Saudite, pas sulmeve vetëvrasëse në Riad të natës së Hënë që lanë të vdekur së paku 34 njerës, përfshirë edhe shtatë amerikanë, kurse afro 200 u plagosën.
''Sikurse me shumë vende anembanë botës, puna është se Arabia Saudite duhet të merret me faktin se ajo ka terroristë brenda vetë vendit të sajë, kurse prania e tyre aqë sa është kërcënim për Arabinë Saudite është edhe për Amerikanët dhe të tjerët që jetojnë dhe punojnë në Arabinë Saudite'', ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer.
Zyrtarët e Riadit thanë se 15 sauditë janë të dyshuar për sulmin dhe kanë pranuar se ka patur shprazëtira në sigurinë saudite.
Zyrtarët amerikanë dhe sauditë e ndërlidhën grupin terrorist al Kaida me ate sulm.
XS
SM
MD
LG