Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë ruajtur raportet e tyre të forta përkundër mospajtimeve lidhur me luftën e prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak.
Vladimir Putin u takua në Moskë me sekretarin amerikan të shtetit, Colin Powell për bisedime që përfshijnë përgaditjet për samitin e planifikuar të Putinit me presidentin e Shteteve të Bashkuara, George Bush gjatë këtij muaji në Sant Petersburg.
Colin Powell tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia akoma nuk kanë gjetur marrëveshje lidhur me propozimin e Uashingtonit që të përfundojnë sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Irakut.
XS
SM
MD
LG