Ndërlidhjet

BAGDAD


Komandantët e forcave të koalicionit të prira nga Shtetet e Bashkuara në Irak thanë se do të përqëndrohen në përmirësimin e sigurisë në ate vend.
''Siguria do të përmirësohet me masat e vazhdueshme ushtarake, administrative civile dhe ekonomike. Në Bagdad do të shihni më shumë ushtarë të patrollojnë vazhdimisht dhe do të dyfishojmë numrin e policisë ushtarake'', ka thënë gjenerali amerikan David McKerman në konferencë për shtypin në Bagdad.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld duke folur para një paneli të Senatit ka mohur që kryeqyteti irakian të ketë rënë në anarki që nga përmbysja e Saddam Huseeinit, por tha se trupat amerikane do të përforcojnë aktivitete për kapjen apo vrasjen e hajnave dhe kriminelëve të tjerë që prishin sigurinë në Bagdad.
XS
SM
MD
LG