Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për njohjen e ''Luftës çlirimtare të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi''.
Në dokumet thuhet se lufta çlirimtare e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi në të gjitha etapat e saj dhe format e zhillimit ka qenë luftë politike, rezistencë paqësore dhe luftë e armatosur e zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Vlerësohet gjithashtu se ajo ishte luftë e drejtë për lirinë e Kosovës dhe për shoqëri bashkëkohore demokratike.
Në rezolutë njihet edhe roli i faktorit ndërkombëtar ''për çlirimin e popullit të Kosovës''.
Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës e kanë lëshuar sallën kur ishte miratuar kjo rezolutë.
XS
SM
MD
LG