Ndërlidhjet

SOFJE


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell tha në Sofje se Bullgaria ka qenë ''krah i fortë në luftën kundër terrorizmit dhe në përpjekjet për çarmatosjen e Saddam Husseinit'' kurse Uashingtoni ''nuk harron miqët e tij''.
''Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO do të formalizojë ato që tash janë marrëdhënje të ngushta dhe në fakt edhe aleancën de fakto me Shtetet e Bashkuara'', tha sekretari amerikan i shtetit.
Gjatë vizitës së shkurtër në Bullgari, Powell tha se Shtetet e Bashkuara akoma nuk kanë marrë vendim për lëvizjen e bazave ushtarake në Evropën Lindore.
XS
SM
MD
LG