Ndërlidhjet

SARAJEVË


Zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paull Wolfowitz deklaroi në Sarajevë se trupat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve në NATO-s do të qëndrojnë në Bosnjë Hercegovinë dhe në Ballkan aqë gjatë sa do të jetë e nevojëshme për të vendosur stabilitet të përherëshëm në rajon.
Trupat amerikane nuk janë në mision humanitar në Bosnjë dhe është plotësisht e qartë se stabiliteti në Ballkan është pjesë e luftës kundër terrorizmit, ka thënë zyrtari amerikan.
Wolfowitz ndodhet në një turne pesë ditësh në Evropë ku, përveç Bosnjë-Hercegovinës do të vizitojë Kosovën, Maqedoninë, Francën dhe Rumaninë.
XS
SM
MD
LG