Ndërlidhjet

UASHINGTON/MOSKË


Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, George Bush dhe Vladimir Putin kanë patur sot një bisedë telefonike, të cilën e komentoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer.
''Presidentët nënvizuan zotimet e tyre për të ndërtuar partneritet të fortë Shtetet e Bashkuara-Rusi, ata theksuan nevojën e bashkëpunimit lidhur me Irakun e pas luftës dhe shfaqën ngushëllimet e tyre për sulmet terroriste në Çeçeni dhe në Arabinë Saudite dhe vërejtën se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ballafaqohen me kërcënimin e përbashkët nga terrorizmi dhe proliferimi i armëve për shdukje në masë'', ka thënë zëdhënësi Fleischer.
Kremlini tha se Bush thirri Putinin për të sheshuar agjendën për vizitën e presidentit amerikan nga fundi i muajit në Sent Petersburg.
XS
SM
MD
LG