Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder dhe sekeretari amerikan i shtetit, Colin Powell biseduan në Berlin dhe kanë qenë të një mendje se sanksionet kundër Irakut duhet të hiqen sa më parë që është e mundur.
''Natyrisht se biseduam veçanërishtë lidhur me Irakun. Ne jemi të bindur se tash , pas zhvillimeve, sanksionet nuk kanë më kuptim dhe duhet të suspendohen shpejtë'', tha kancelari gjerman.
Sekretari amerikan i shtetit tha se ishte biseduar për mospajtimet e së kaluarës, luftën kundër terrorizmit dhe perspektivat e paqës në Lindje të Mesme.
''Bisedimet tona ishin shumë të dretëpërdrejta dhe të sinqerta si'ç u ka hije dy miqëve dhe aleatëve. Biseduam lidhur me mosmarrëveshjet e së kaluarës dhe seriozitetin e atyre mosmarrëveshjeve, por biseduam gjithashtu edhe për ate që na bashkon'', deklaroi Colin Powell.
XS
SM
MD
LG