Ndërlidhjet

KAMPI BONDSTILL


Nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Pauel Wolfowitz ka vizituar trupat amerikane në Kampin ushtarak Bondstill, në Kosovë.
Wolfowitz ka theksuar Shtetet e Bashkuara do mbajnë trupat e veta në Ballkan derisa në këtë rajon të jetësohet stabiliteti.
Ai ka shtuar se misioni i NATO-s në Kosovë, që përfshin dhe trupat amerikane, vazhdon të mbetet shumë i rëndësishëm, në përpjekjetet e Uashingtonit për të sjellë paqen ënrajon dhe për të tejkaluar konfliktet etnike te vitetve të '90.
"Ne do mbetemi këtu derisa të përfundojmë punën", i ka thënë Wolfowitz reporterëve në kampin Bondstill, për të shtuar se "gjëja e fundit që dikush mund të dëshirojë është dështimi i shtetit këtu në zemër të Evropës".
Nënsekretari amerikan i Mbrojtjes më tej ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin kalimin e përgjegjësive tek kosovarët.
Pas Kosovës Shkupi ka qenë ndalesa tjetër e Ëolfovitzit.
XS
SM
MD
LG