Ndërlidhjet

SARAJEVË


E organizuar nga Komisioni ndërkombëtar për personat e zhdukur, në Sarajevë është duke vazhduar punimet konferenca treditëshe rajonale ku bisedohet për mënyrat e zbardhjes së fatit të dyzetë mijë njerëzve që akoma konsiderohen të zhdukur gjatë konflikteve të viteve të 1990 në hapsirën e ish- Jugosllavisë.
Në Konferencë marrin pjesë zyrtarët e komisioneve qeveritare për personat e zhdukur nga Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi, Kosova, Maqedonia si dhe përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe institucioneve që merren me çështjen e të zhdukurve.
XS
SM
MD
LG