Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan, Goerge Bush tha se Shtetet e Bashkuara ngadalë por sigurtë po e shpartallojnë organizatën terroriste Al Kaida, megjithë valën e fundit të sulmeve në Arabinë Saudite, Maroko dhe gjetkë.
Ai ka thënë se Shtete e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë zotuar të luftojnë terrorizmin anembanë globit.
''Vendet e lira të botës kanë kurajo dhe vendosmërinë për t'a zhvilluar këte luftë dhe bashkërishtë ne do t'i mposhtim forcat e terrorit global'', ka thënë presidenti amerikan, pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me presidenten e Filipineve, Gloria Macapagal Arroy.
George Bush tha se së shpejti do të ketë një dërgesë tjetër forcash amerikane në Filipine për të mbështetur fushatën anti-terroriste të qeverisë në Manila.
XS
SM
MD
LG