Ndërlidhjet

LONDËR


Në burzat evropiane dhe aziatike, euro tejkaloi vlerën prej 1.17 dollarë, nivel ky në të cilin ishte inauguruar formalisht para katër viteve.
Gjatë kësajë fundjave sekretari amerikan i Thesarit, John Snov kishte thënë se dollari më i dobët mund t'i kontribuojë mëkëmbjes së ekonomisë të Shteteve të Bashkuara.
Por, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Fleischer deklaroi sonte se Shtetet e Bashkuara nuk kanë hequr dorë nga politika e dollarit të fortë.
Fleischer i bëri këto komente pas rënies së vlerës së aksioneve në Voll Strit për 2 përqind.
XS
SM
MD
LG