Ndërlidhjet

HAGË


Ish presidenti i Sllovenisë, Milan Kuçan ka dëshmuar sot në procesin gjyqësor kundër ish presidentit jugosallav, Sllobodan Millosheviq në Tribunalin e Hagës për krime lufte dhe ka përshkruar se si ish Jugosllavia hyri në spiralen e luftërave të përgjakëshme.
Milan Kuçan ka thënë para Tribunalit se e kishte patur të qartë që nga fjalimet e vitit 1989 të Millosheviqit se ai do të shfrytëzonte të gjitha mjetet e mundëshme për të mbajtur të gjithë serbët në një mini shtet jugosllav.
Tribunali i Hagës gjykon Millosheviqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe në Kroaci dhe për gjenocid në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG