Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush është kërcënuar se Shtetet e Bashkuara do të shkojnë tutje me luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, siç e ka formuluar, ''në çdo kënd të botës'', kurse terroristët do të përndiqen një nga një derisa të shkatërrohen rrjetet e tyre.
''Ne do të përndjekim terroristët në çdo kënd të errët të Dheut, e ne po bëjmë progres të mirë. Gadi gjysma e operuesve të lartë të al Kaidës janë kapur apo vrarë'', ka thënë George Bush duke folur në Akademinë e Rojes Bregdetare në qytetin New London në shtetin federal të Kenerikës.
Fjalimi i tij ka vijuar tërheqjet zyrtare të vëmendjes për sulme të mundëshme terroriste kundër interesave amerikane në botën e jashtëme apo brenda vendit.
XS
SM
MD
LG