Ndërlidhjet

PARIS


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell ka përshëndetur miratimin e rezolutës për Irakun të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit, duke thënë se vota pro e Francës është një hap pozitiv drejtë meremetimit të raporteve amerikano-franceze që ishin dëmtuar për shkak të kundërshtimit të luftës në Irak nga ana e Francës.
''A do të thotë vota në Kombet e Bashkuara se mospajtimet e së kaluarës lidhur me Irakun thjeshtë janë harruar totalisht? Jo. Ajo nuk ishte kohë aq e këndëshme për asnjë nga ne dhe ne do të duhet hapim rrugët tona përtej saj. Akama ka disa sugjerime se koalicioni operonte pa legjimitet. Ne operuam me legjitimitet që jepnin rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe kjo është e padiskutueshme'', ka thënë sekeretari amerikan i shtetit me të arritur në Paris që të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Grupit të Tetëshit.
XS
SM
MD
LG