Ndërlidhjet

SALZBURG


Zgjerimi i Bashkimit Evropian në vitin 2004 do të jetë një ''hap historik, por nuk mund të jetë i fundit'', ka thënë presidenti i Austrisë, Thomas Klestil në samitin e 16 shefave të shtetve nga Evropa Qendrore dhe Lindore në Salzburg, në mesin e të cilëve edhe liderët e Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Pjesëmarrësit e samitit kanë theksuar se lidhjet solide midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara janë jetësore për sigurinë ndërkombëtare.
''Ne diskutuam gjithashtu raportet transatlantike dhe na erdhë keq për hendekun në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve Evropianë që pamë gjatë krizës irakiane. Marrë parasysh situatën e sotme në botë, ne ishim të një mendje se bashkëpunimi i ngushtë midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara ka rëndësi të veçantë për sigurinë në Evropë dhe në botë'', ka thënë presidenti i Austrisë pas takimit me pjesëmarrsit e samitit në Salzburg, të cilët diskutojnë çështje lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG