Ndërlidhjet

ALGJER


Mediat shtetërore të Algjerisë raportojnë se mbi 770 njerës kanë vdekur kurse afro 6.000 janë plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë natën rajonet në lindje të kryeqytetit të atij vendi.
Kryeministri i Algjerisë, Ahmed Ouyahia tha se besohet që shumë njerës ndodhen akoma nën gërmadhat që la tërmeti 6.8 ballësh të Rihterit që goditi më rëndë qytezën Boumerders.
''Është për t'u brengosur se shumë njerës ende ndodhen nën gërmadha, me gjithë përpjekjet e mëdha të shpëtimtarëve'', ka thënë kryeministri i Algjerisë.
Kombet e Bashkuara dhe qeveritë nga Evropa Perëndimore kanë dërguar ekipe emergjente që të ndihmojnë ekipet shpëtimtare të Algjerisë.
XS
SM
MD
LG