Ndërlidhjet

LONDËR


Saeed Pourazizi, një bashkëpuntor i presidentit iranian, Mohammad Khatami u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ofrojnë prova për akuzat e tyre se Irani strehon anëtarë të rrjetit terrorist al Kaida, duke thënë se politika e vendit të tij është mposhtja e al kaidasve e jo strehimi i tyre.
Në një intervistë për Associated Press, Pourazizi ka thënë se po të jenë seriozë Shtetet e Bashkuara lidhur me provat e tyre për rrjetin terrorist të Osama Bin Ladenit në Iran, atëherë Uashingtoni duhet t'i paraqesë ato për t'i ndihmuar Iranit të mposhtë operuesit e supozuar.
XS
SM
MD
LG