Ndërlidhjet

PARIS


Ministrat e Jashtëm të Grupit të 8 vendeve të industrializuara hapën ditën e dytë të bisedimeve në Paris për t'u përgaditur për samitin e ardhëshëm të G-8 nga fillimi i qershorit në Evian të Francës.
Bisedimet e ministrave janë përqëndruar lidhur me Irakun, Lindjen e Mesme, Korenë Veriore, terrorizmin dhe ndërprerjen e përhapjes së armëve për zhdukje në masë.
Ministri i jashtëm kanadez ka thënë se qëllimi i heshtur i tubimit në Paris është ''meremetimim i raporteve transatlantike''.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell u takua privatisht me ministrin e Jashtëm francez, Dominique de Villepin për të biseduar lidhur me raportet bilaterale.
XS
SM
MD
LG