Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar shkurtimin e taksave të amerikanëve në një shumë totale prej 350 miliardë dollarësh, por që është për gjysëm më pakë se që kishte kërkuar fillimisht presidenti George Bush.
Dhoma përfaqësuese ka miratuar planin me 231 vota pro dhe 200 kundër. Shumica nga partia Republikane e George Bush kanë votuar në vafor të planit, kurse Demokratët në pakicë- kundër.
Senati kishte votuar më herët me 51 pro dhe 50 vota kundër, bashkë me votën e nënpresidentit Dick Cheney, që është edhe president i Senatit, e cila kishte qenë vendimtare.
Tash projekti kalon tek presidenti për nënshkrim që të marrë fuqinë ligjore.
XS
SM
MD
LG