Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon ka thënë se është i gatshëm të pranojë planin ndërkombëtar për paqë në Lindjen e Mesme, pas premtimeve të Shteteve të Bashkuara se do t'i marrin parasysh brengat e Izraelit lidhur me planin.
Izraeli thuhet se kishte vërejtje lidhur me të drejtën që plani u jepte refugjatëve palestinezë të kthehen në shtëpit e tyre në Izrael që i kishin lëshuar para 50 viteve.
Udhëheqia palestineze kishte thënë më parë se e mbështet planin e paqës dhe nuk do të pranonte kurrfarë ndryshime në ate plan të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG