Ndërlidhjet

EURO FORCOHET NË KOHËN MË TË KEQE PËR TE


"NEW YORK TIMES"



A po i hakmirren Shtetet e Bashkuara Francës dhe Gjermanisë që e kundërshtuan atë për luftën në Irak, me anë të rënies së vlerës së dollarit, është çështje e njerëzve vetullngrysur në dy brigjet e Atlantikut.
Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara Xhon Snou tha fundjavën që shkoi se ata do të tolerojnë dollarin e dobët edhe më.
Rënia e dollarit përkthehet drejtpërdrejtë me ngritjen e euros, gjë që i bën automjetet gjermane dhe verën franceze më të shtrenjta në Shtetet e Bashkuara. Dollari i dobët mund të ndihmojë në ringjalljen e ekonomisë amerikane, por euroja e fryrë ndikon keq në nevojat për rritje të eksportit evropian.
Disa evropianë besojnë në mënyrën e tyre se politika amerikane është e motivuar më shumë në hakmarrje se sa në interes të saj. Por, teoritë e konspiracionit shkaktojnë frustrim të thellë. Evropa gati e mundur nga përdorimi i fuqisë ushtarake të Uashingtonit, ndjen gjithashtu se është shtyrë bërrylas në ekonomi.
Euroja është supozuar të përmirësojë jobalancin ekonomik. Duke i bashkuar 300 milionë evropianë në një valutë, në një politikë monetare dhe politika fiskale të koordinuara rreptë, arkitektët e Evropës së re besojnë se ata mund të krijojnë një kundërpeshë fuqisë ekonomike amerikane, nga Dablini në Athinë.
Patëm tri vjet të rritjes së paqëndrueshme ekonomike dhe lëkundje në politikën amerikane të dollarit, për ta rigjykuar këtë.
"Ky është një eksperiment i pa precedent", thotë Niall Ferguson, ekspert i historisë së ekonomisë.
"Ende nuk ma merr mendja se se kjo do të mund të shpallet sukses. Më parë do ta quaja se ky është një dështimi ngadaltë", thotë Ferguson.
Për turistin apo tregtarin amerikan të valutave, që viziton Evropën, kjo mund të duket bizare. Në fund të fundit, euro po tregtohet më së shtrenjti që nga paraqitja e tij më 1999. Euroja po bëhet pasuri e preferuar për investitorët ndërkombëtarë, të cilët nuk trazohen për deficitin në Shtetet e Bashkuara.
Problemi i quajtur "fuqia e euros" po vjen pikërisht në çastin më të pavolitshëm për fatin e ekonomisë evropiane. Gjermania, Italia dhe Holanda janë në prag të recesionit dhe ky do të jetë i dyti në këto dy vjet.
Mënyra më e shpejtë për të ngadalësuar rritjen e euros është zvoglimi i shkallës së kamatave, diçka që është bërë disa herë në SHBA.
"Kreatorët e politikës amerikane nuk janë dogmatikë", thotë Dejvid Maki, ekonomisti kryesor në Morgan Cejs.
"Ata blejnë për një stinë, dhe i heqin qafe kur vjen koha për të lëvizur nga vendi. Kreatorët e politikës evropiane janë ngulitur në dogma", konkludon Dejvid Maki.

XS
SM
MD
LG