Ndërlidhjet

NJË SFIDË TJETËR E ARSIMIT KOSOVAR


Rrahman PAÇARIZI


Nënshkrimi nga kryeadministrator i Ligjit për arsimin e lartë, me të cilin legalizohet Universiteti serb në veri të Mitrovicës nuk i ka ndryshuar raportet ndërmjet këtij universiteti dhe institucioneve të Kosovës, thonë zyrtarë të arsimit të Kosovës, pasi ky universitet vazhdon të punojë me ligje të Serbisë. Rexhep Gjergji, këshilltar i ministrit të arsimit Rexhep Osmani, në një prononcim për Evropën e Lirë tha:
"Situata nuk ka ndërruar në fakt me asgjë në krahashim me atë që ka qenë, vetëm se është zhbllokuar situata me institucionet e tjera të arsimit të lartë dhe kryeadministratori nuk ka ndërtuar asnjë mekanizëm me të cilin MASHT do të kishte mundësi mbikëqyrjeje, udhëheqjeje dhe menaxhim"i, tha zoti Gjergji, duke theksuar megjithatë se ligji në përgjithësi ka qenë i mirëseardhur dhe ministria do të bëjë përpjekje për zbatimin e ligjit në pjesët që ka mekanizma.
Ndërkohë, kryetari i komisionit parlamentar për arsim, zoti Hajredin Kuçi tha se zbatimi i ligjit apo pjesëve të tij është tani punë e ministrisë së arsimit:
"Ai nen më nuk është çështje e Kuvendit, por e ministrisë, por qëndrimi ynë se ne njohim ato ligje që janë miratuar në Kuvend", thotë Kuqi.
Mirëpo, zyrtari i ministrisë së arsimit, Rexhep Gjergji thotë se me gjithë dëshirën për një sistem unik të arsimit, Steiner vetëm e ka miratuar ligjin, por nuk është interesuar të krijojë mekanizmat për zbatimin e tij:
"Nënshkrimi i këtij ligji ka dy gjëra pozitive, ka zhbollkuar procesin e arsimit të lartë në pjesën e Kosovës ku nuk jeton minoriteti serb, ndërsa buxhetin e Kosovës do ta rëndojë edhe për pak para që do të ndahetn për universitetin e Mitrovicës, i cili me sa kam informacione do të vazhdojë të punëojë me ligje të Serbisë. Kryeadministratori nuk ka ndërtuar mekanizma që atë universitet ta fusë në kuadër të sistemit arsimor të Kosovës", ka thënë zoti Gejrgji, sipas të cilit pa një mekanizëm të tillë nuk ka kurrfarë mundësie që MASHT të udhtrojë kompetencat e veta në universitetin në gjuhën serbe në veri, aq më tepër kur shqiptarët as që mund ta kalojnë urën mbi lumin Ibër.
Se universiteti serb në veri nuk njeh autoritetin e ministrisë së arsimit pranon edhe Gojko Saviq, rektor i këtij unioversiteti dhe anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës:
"Kuptohet se ne në Mitrovicë punojmë sipas planprogrameve tona të vjetra dhe jemi drejtpërdrejt të lidhur me vendin tonë amë, me Republikën e Serbisë", tha zoti Saviq, sipas të cilit më e rëndësishmja është se ky universitet njihet ndërkombëtarisht. I pyetur për gjasët e futjes në sistemin arsimor të Kosovës, Saviq thotë:
"Për aplikimin e këtij ligji mund të flitet vetëm kur neve në Prishtinë të na lirohen objektet tona dhe më e rëndësishmja të garantohet plotësisht siguria e të gjithëve që do të ktheheshim", tha Saviq, sipas të clit nuk ka pasur ndonjë ftesë nga ministria e arsimit të biseduar me përfaqësues të serbëve.
Mirëpo, në anën tjetër, zoti Kuçi thotë se askush nga institucionet e Kosovës nuke ka kontestuar të drejtën e serbëve për të studiuar në gjuhën e tyre amtare, por problemi ka qëenë se a duhet të njihet në mënyrë retroaktive një universitet:
"Në këtë drejtim, ne si komision por edhe MASHT kemi menduar se ata duhet të aplikojnë në agjenicnë e akreditimit, duke njohur këtë ligj dhe autoritetin e ministrisë së arsimit, ndërsa ky precedent do të hapte rugë edhe për mundësi të tjera", ka thënë Kuçi.
Sidoqoftë, shpjegimi i UNMIK-ut është se ka siguruar mësimin në gjuhën serbe edhe në universitet, mirëpo, krijimi i mekanizmave për zbatimin e ligjit në gjithë Kosovën mbetet tani një, krijimi i mekanizmave për zabtimin e ligjit në gjithë Kosovën mbetet tani një çështje tjetër politike me të cilën duhet të përballen institucionet e Kosovës dhe vetë UNMIK-u.

XS
SM
MD
LG