Ndërlidhjet

JERUSALEM


Qeveria izraelite me 12 vota pro, 7 kundër dhe 4 apstenime ka pranuar sot planin ndërkombëtar për paqë në Lindjen e Mesme, që parasheh edhe formimin e shtetit palestinez deri nga viti 2005.
''Mendoj se është ditë shumë e rëndësishme. Vendimi tregon se qeveria izraelite dëshiron paqë, fillimin serioz të negociatave me palestinezët dhe se është koha e të arrihet zgjidhje'', ka deklaruar ministri izraelit për Infrastrukturën, Yosef Paritsky.
Plani është pranuar me disa kushte, përfshirë mposhtejen e militantëve nga ana e palestinezëve dhe eliminimin e kërkesës që refugjatët palestinezë dhe pasardhësit e tyre të kenë të drejtë për kthim.
XS
SM
MD
LG