Ndërlidhjet

RAMALLAH


Qeveria palestineze tha sot se Izraeli duhet të pranojë planin e paqës ashtu si'ç është, duke kërkuar fillimin e sendërtimit të tij dhe që dy palët të konfirmojnë se menjëherë do të njihnin shtetin e njëri tjetrit.
''Qeveria izraelite duhet menjëherë të shpallë një deklaratë me të cilën do të njihte shtetin paletinez, kurse udhëheqia palestineze duhet të shpallë një deklaratë me të cilën do të përsëriste njohjen e shtetit të Izraelit nga ana e saj, dhe besoj se është vërtet koha e duhur që fjalët të shëndrrohen në vepra'', ka deklaruar zyrtari palestinez, Saeb Erekat.
Qeveria palestineze e kishte pranuar më parë planin ndërkombëtar për paqë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG